
Av. Irisa Kulja, e regjistruar në Dhomën e Avokatisë së Trentos, ushtron profesionin e lirë në fushën e së drejtës penale, civile dhe të imigracionit, me përvojë të konsoliduar si në aspektin material, ashtu edhe në atë procedural.
Ka përfunduar Masterin e Shkencave në Drejtësi, me profil në të Drejtën Evropiane, Ndërkombëtare dhe Transnacionale, në vitin 2010 pranë Universitetit të Trentos.
Ka përfunduar praktikën profesionale pranë Procura della Repubblica di Trento, dhe më pas është regjistruar si praktikante avokate pranë studios ligjore de Bertolini.
Në vitin 2012 ka ndjekur kursin e organizuar nga Consiglio dell’Ordine degli Avvocati di Trento dhe Camera Penale territoriale për mbrojtjen penale të të miturve, si dhe kursin dyvjeçar të specializimit në mbrojtjen penale.
Në vitin 2014 ka fituar titullin “Avokat”, duke u regjistruar pranë Dhomës së Avokatisë së Durrësit.
Në vitin 2016 ka fituar titullin “Avokat” dhe në vitin 2018 është regjistruar në l’Albo degli Avvocati di Trento. Gjithashtu, është e regjistruar në listën e avokatëve të autorizuar për të ofruar mbrojtje ligjore me shpenzime të mbuluara nga shteti, si në çështjet civile, ashtu edhe në ato penale.
Ka fituar një përvojë dhjetëvjeçare si konsulente teknike pranë gjykatave dhe prokurorive të ndryshme të rretheve gjyqësore në nivel kombëtar.