Lo Studio Legale Internazionale “K & K” è nato da un progetto tra l’Avv. Stela KAPLLANI e l’Avv. Irisa KULJA le quali, grazie alla loro esperienza e stabili collaborazioni, offrono consulenza e pareri sia in Italia che all’estero.

Av. Stela Kapllani

  • Av. Stela Kapllani
Avv Stela Kapllani

Av. Stela Kapllani

Romë

Av. Stela Kapllani ka përfunduar në vitin 2009 studimet Master në Drejtësi pranë Universitetit “La Sapienza” të Romës. Në vitin 2012 ka kaluar me sukses provimin e kualifikimit për ushtrimin e profesionit të avokatit dhe në vitin 2014 është regjistruar në Dhomën e Avokatëve të Romës.

 

Që prej asaj kohe, ushtron në mënyrë të pandërprerë profesionin e avokatit, duke vepruar kryesisht në fushën e së drejtës penale, pa lënë mënjanë edhe fushën e së drejtës civile.

Në prill të vitit 2013, pas përfundimit të kursit përkatës njëvjeçar të formimit, ka marrë certifikatën “International Legal English Certificate” pranë Universitetit “Tor Vergata” të Romës.

Në vitin 2016 ka fituar pranë Universitetit “Tor Vergata” të Romës titullin PhD – Doktor i Shkencave në të Drejtën e Punës, me tezën “Trasferimento d’Azienda tra diritto Internazionale e Diritto Interno”.

Në vitin 2021 ka marrë certifikatën e pjesëmarrjes në kursin dyvjeçar për Diritto dell’ Immigrazione të organizuar nga Consiglio dell’Ordine degli Avvocati di Napoli.

Më 19.03.2021 ka fituar të drejtën për t’u regjistruar në listat e mbrojtësve të caktuar kryesisht, si pranë Gjykatës për të Mitur, ashtu edhe pranë Gjykatës Penale, pas ndjekjes së kursit të formimit profesional dhe kalimit me sukses të provimit, në përputhje me nenin 29 të dispozitave zbatuese dhe koordinuese të c.p.p.

Në vitin 2023 ka përfunduar me sukses kursin “Curatore del Minore” të organizuar nga Consiglio dell’Ordie degli Avvocati di Roma, duke u regjistruar në listat përkatëse profesionale.

Së fundmi, ka fituar gjithashtu titullin “Avokat”, duke u regjistruar pranë Dhomës së Avokatisë së Tiranës.

Dërgo një kërkesë: